Policia arreston një rom në Kamenicë, autor i disa vjedhjeve nëpër shtëpitë serbe

policia arrest magjupinKamenicë - (RADIO 24) -  Policia e Kosovës Njësitet Reagues nga stacionit policore në Kamenicë gjatë patrullimit kanë pranuar një informatë përmes rrugëve operative se personi i dyshuar J.S. (1995) i nacionalitetit rom me banim në Kamenicë besohet të jetë autor i kryerjes së disa vjedhjeve të rënda në Kamenicë, nëpër disa shtëpi të nacionalitet serb të paraqitura kohëve të fundit në Policinë e Kosovës.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se pas marrjes së informatës, është kyçur edhe njësia e hetimeve dhe është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Read more...

Sinani: Po bëjmë gjithçka për të mirën e qytetarëve të Kamenicës

sinani gjithqka po bon per qytetaretKamenicë - (RADIO 24) - Në mbledhjen e radhës të Bordit të Drejtorëve komunal të Kamenicës, të ftuar nga kryetari Begzad Sinani, drejtorët kanë shpalosur punën që kanë realizuar gjatë muajve të kaluar. Pas shumë diskutimeve rreth punëve të kryera në komunën tonë, kryetari Sinani tha se jemi në rrugë të mirë për realizimin e projekteve prioritare.
“Jemi në rrugë të mirë pasiqë jemi në rrjedha të listës së projekteve prioritare. Duhet që të jemi të gjithë aktiv për përfundimin e projekteve që i kemi të planifikuara për këtë periudhë kohore”, tha Sinani. 

Read more...

Sinani inspekton punimet në rrugët e Kamenicës

begi osfallt hodonovcKamenicë - (RADIO 24) - Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi, sot kanë vizituar punimet në riasfaltimin dhe mbushjen e gropave në rrugët regjionale të Kamenicës.
Aktualisht po bëhet riasfaltimi i rrugës nga Hodonoci deri në Domoroc ndërsa do të vazhdoj në rrugën Roganë - Karaqevë dhe Roganë - Hogosh. Pas këtyre rrugëve do të bëhet mbushja e gropave për Tugjec, Strezoc dhe Busavatë. 

Read more...

LDK: Qeveria e Kosovës po i kthen sytë kah Anamorava

LDK OsfalltKamenicë - (RADIO 24) - Trendi i diskriminimit të regjionit të Anamoravës po ndalet. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa me prioritet po vazhdon investimet kapitale në Anamoravë thuhet në një njoftim të degës së LDK-së në Kamenicë.
Sipas LDK-së një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga LDK-ja është rruga dhe autostrada Prishtinë – Gjilan - Dheu i Bardhë. “Me ndarjen e buxhetit mbi 1 milion euro nga Qeveria e Kosovës për studim fizibiliteti për autostradën Prishtinë-Gjilan, është bërë kontraktimi i një kompanie e cila është duke bërë projektin ideor dhe e cila do ta sjellë në institucionet e Kosovës projektin për autostradën e tretë të Kosovës, pas atyre me Shqipërinë dhe Maqedoninë”.

Read more...

Vdes këmbësori shqiptar i aksidentuar në rrugën Crep - Kamenicë, arrestohet vozitësi serb

llogo policia 1234Kamenicë - (RADIO 24) - Këmbësori shqiptar i aksidentuar nga një serb në rrugën Crep – Kamenicë ka ndërruar jetë këtë të diele njoftoj policia e Gjilanit.
Policia e Kosovës në Kamenicë e ka pranuar një informatë se me 23.05.2015, rreth orës 00:00, ka ndodhur një aksident trafiku. Njësitet e Trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur Automjet “Opel Vectra” me tabela vendore, me regjistrim të përkohshëm (RP), që drejtohej nga vozitësi D.I. (1967), serb shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Berivojcë, Komuna Kamenicë, duke lëvizur ne rrugën rajonale Crep -Kamenicë, duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes automjetit tij, në hyrje të fshatit Koretin, Komuna Kamenicë me pjesën e përparme të automjetit e godet, këmbësorin A. H. i lindur me 1938, i cili në ato momente ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, kundrejt automjetit njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan.

Read more...

DËGJONE RADIO 24 LIVE