22 Nandor 2017
RSS Facebook Twitter Linkedin Digg Yahoo Delicious

AKTUALE KRYESORË

KUVENDI E PËRFUNDON MANDATIN ME DREKË

KUVENDI E PËRFUNDON MANDATIN ME DREKË

Zyrtarisht sot ka mbyllur punimet Kuvendi i Kamenicës për këtë...

PERBALLJA E KATËRT E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TË KAMENICËS

PERBALLJA E KATËRT E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TË KAMENICËS

Arsimi, shëndetësia, mungesa e ujit të pijes, infrastruktura shkollore e...

PRANGA INSPEKTORIT NE KAMENICE, MORI 500 EURO RYSHFET

PRANGA INSPEKTORIT NE KAMENICE, MORI 500 EURO RYSHFET

Një zyrtar i lartë në Komunën e Kamenicës është arrestuar...

Kandidati i VV-së merr kredi për të shkolluar vëllain

Kandidati i VV-së merr kredi për të shkolluar vëllain

Kandidati për Kryetar të Kamenicës nga VV, Qëndron Kastrati, muaj...

JETA E VDEKUR KULTURORE NË KAMENICË

JETA E VDEKUR KULTURORE NË KAMENICË

Ndonëse të gjithë kandidatët për kryetar kanë bërë premtime megalomane...

Afganistan, të paktën 40 viktima nga sulmet ndaj xhamive

Të paktën 40 persona u vranë në dy sulme ndaj xhamive shiite në Afganistan. 30 prej tyre u vranë në xhaminë “Imami Zaman” në kryeqytetin Kabul, pasi një kamikaz hapi zjarr më armë automatike ndaj besimtarëve dhe më pas hodhi veten në erë.

Sulmi i dytë u krye ndaj një tjetër xhamie shiite në provicën Gor, ku u vranë të paktën 10 persona, mes të cilëve një komandat i milicive proqeveritare. Autoritetet afgane thanë se të plagosurit e dy sulmeve janë me dhjetëra, e se numri i viktimave mund të rritet.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër deri tani përgjegjësinë për sulmet, por organizata terroriste Shteti Islamik ka shënjestruar në të shkuarën xhamitë shiite në Afganistan. Zyrtarë lokalë thanë se hetuesit po punojnë në vendngjarjen e sulmit kamikaz në Kabul, për të përcaktuar natyrën e shpërthimit, por sipas ekspertëve, edhe ky sulm do të jetë i radhës në një varg të gjatë aktesh terroriste pa përgjegjës.

Sulmet e së premtes bëhen vetëm pak ditë, pasi policia afgane arrestoi një person që do të kryente një sulm kamikaz në kryeqytet dhe e shiti atë si një arritje të madhe. Autoritetet në Kabul janë përpjekur që të rrisin sigurinë në kryeqytet, pas sulmeve të njëpasnjëshme terroriste, por me përjashtim të “zonës së gjelbër” ku gjenden ndërtesat qeveritare dhe përfaqësitë e huaja diplomatike, pjesa tjetër e Kabulit është thuajse e pambrojtur.

RADIO 24 LIVE

RRJETI SOCIAL FACEBOOK