22 Nandor 2017
RSS Facebook Twitter Linkedin Digg Yahoo Delicious

Çokollata jua rritë disponimin, e përmirëson shëndetin e zemrës dhe sjell shumë përfitime tjera shëndetësore

Studimet shkencore tregojnë se çokollata, përveç që ka shije të mirë, është gjithashtu tejet e shëndetshme.

Është e rëndësishme të konsumoni çokollatë të zezë me përmbajtje të lartë të kakaos sepse ofron më shumë përfitime shëndetësore sesa çokollata e qumështit, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore të cilat i fitoni duke ngrënë çokollatë:

Çokollata e rritë disponimin

Shija dhe aroma e çokollatës stimulojnë zona të trurit të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Çokollata përmban triptofan, i cili është amino acid esencial për stimulimin e prodhimin të serotoninës. Ekspertët thonë se ndjenjat e tilla janë të njëjta me ato të cilat i përjetojmë kur biem në dashuri.

Ndihmon në shëndetin e zemrës

Konsumimi i çokollatës e zvogëlon shtypjen e gjakut, e hollon gjakun dhe ka efekte antipezmatuese. Ekspertët thonë se këto efekte janë falë përmbajtjes së lartë të flavanoideve.

Çokollata i mbron arteriet

Flavanoidet në çokollatë ndihmojnë edhe në parandalimin e kolesterinës së keqe dhe rrjedhimisht ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të artereve.

Përveç këtyre, çokollata ka përfitime të mahnitshme edhe në shëndetin e trurit dhe në qetësimin e kollit.

RADIO 24 LIVE

RRJETI SOCIAL FACEBOOK