22 Nandor 2017
RSS Facebook Twitter Linkedin Digg Yahoo Delicious

Parandalimi i Gripit me Nasaleze Cold

Parandalimi i gripit është më i mirë  se trajtimi i tyre dhe Nasaleze Cold është zgjedhja e përkryer për këtë.

Nasaleze Cold e ndihmon organizmin për të krijuar barrierë ndaj baktereve, që në mënyrë më efikase ju mbron nga ftohja. Bakteret a ajrit janë mënyra më e shpeshtë për të fituar ftohje dhe viruse, veçanërisht në vendet me shumë njerëz siç janë autobusët, trenat, aeroplanët dhe metrotë. Duke e përdorur Nasaleze Cold para ekspozimit në mjedise me shumë njerëz, do të vështirësohet ngjitja e baktereve dhe e ftohjes.

Nasaleze Cold i cili është plotësisht natyral e ndihmon hundën për të filtruar bakteret dhe pluhurin duke parandaluar kështu viruset dhe infeksionet e ajrit në sulmimin e organizmit. Mund të thuhet që është shtesë e imunitetit të organizmit që ndihmon në mbrojtjen kundër ftohjes dhe gripit .

Mekanizmi i veprimit

Nasaleze fillon së vepruari atëherë kur pluhuri i celulozës bie në kontakt me lagështinë që gjithnjë është e pranishme në traktin nazal duke krijuar një barrierë mbrojtëse në formë të xhelit. Xheli i zënë kurthe bakteret dhe viruset e ajrit, hudhra i çaktivizon ato.

Nasaleze Cold është shumë i lehtë për t’u përdorur. Një shtrydhje nga shisha spërkatëse e lehtë për përdorim në secilën zgavër të hundës do të shpërndajë shpejtë pluhurin e imët nëpër kanalet nazale të sipërme dhe sinuset duke vazhduar të jetë efikas për disa orë. Për mbrojtje më të fuqishme, përdoreni Nasaleze Cold deri tri apo katër herë në ditë.

Nasaleze Cold nuk përmban ndonjë bar, nuk ka efekte anësore dhe nuk shkakton përgjumje. I regjistruar si pajisje mjekësore e klasit të parë pranë MHRA (Medicines Healthcare Regulatory Agency) do të thotë se është 100% i sigurt për tërë familjen, përfshirë edhe fëmijët mbi moshën shtatë vjeçare dhe gratë shtatzëna.

RADIO 24 LIVE

RRJETI SOCIAL FACEBOOK