KUVENDI E PËRFUNDON MANDATIN ME DREKË

Zyrtarisht sot ka mbyllur punimet Kuvendi i Kamenicës për këtë mandat. Asambleistët kanë votuar për mbulimin e shpenzimeve për nxënësit e konviktit “Gjon Serreqi”. Kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dërmaku ftoi asambleistët për një drekë të përbashkët në takimin ‘lamtumirës’, por disa asambleiste e refuzuan. Kjo legjislaturë do të mbahet mend si ndër asambletë më të dobëta në Kamenicën e pasluftës, asamble që nuk e miratoi buxhetin dhe me shumë shkelje e vendime të kthyera nga ministritë përkatëse.