PERBALLJA E KATËRT E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TË KAMENICËS

Arsimi, shëndetësia, mungesa e ujit të pijes, infrastruktura shkollore e rrugore, e dominuar debatin e katërt televiziv të kandidatëve për kryetar komune, që u mbajtë sonte në RTK.

Nuk munguar edhe akuzat për keqpërdorime e korrupsion në qeverisjet e kaluara. Kandidati i LDK-së Shaip Surdulli tha se qeverisje aktuale kanë nisur t’i ikin drejtorët pa mbaruar akoma mandate. “Drejtori i Arsimit e ka marrë ditarin. I ka nda orë vetës, pa procedura e pa konkurs”, tha Surdulli.

Kujtim Gashi nga PDK në një mënyrë është distancuar nga qeverisja katërvjecare e Begzad Sinanit. “Ata që janë arrestu nuk janë njerëzit e mi. Secili që keëpërdor e bartë përgjegjësinë personale. Unë garantojë që në mandatin tim, nuk do të ketë njerëz me akuza e afera”, u shpreh ai.

Faton Jakupi i AAK-së, akuzoi PDK-në dhe LDK-në, si partitë që e ka pasur postin e kryetarit të Komunës deri më tani, për rritje të numrit të punëtorëve, ulje të investimeve kapitale, politizim të arsimit e shëndetësisë. Qëndron Kastrati po mundohet që gjatë gjithë debateve të sjell modelin e qeverisjes së Prishtinës, duke përsëritur premtimin për kiflet e dollapet për nxënësit.

Kurse, Amir Canaj nga AKR akuzoi kreun e Komunës se nuk ka ndihmuar projektet e AKR-së për Kamenicën, përkundrazi ka krijuar barriera e vështirësi.