18 June 2019
RSS Facebook Twitter Linkedin Digg Yahoo Delicious

JETA E VDEKUR KULTURORE NË KAMENICË

Ndonëse të gjithë kandidatët për kryetar kanë bërë premtime megalomane në sferën e kulturës, aktualisht ‘jeta’ në këtë sektor është shuar tërësisht.

Ka vite që në sallën e teatrit nuk është bërë asnjë shfaqje poashtu edhe në kinema nuk është shfaqur asnjë film. Salla e teatrit përdoret për mbledhje e takime të partive politike, e mbledhjeve komemorative.

Ansamblet dhe grupet tjera kulturore në Komunën e Kamenicës, problemin më të madh e kanë mungesën e mjeteve financiare, të cilat do tu shërbenin për përgatitje profesionale dhe teknike si dhe për pjesëmarrje në festivale dhe aktivitete të tjera, me të cilat merren si ansamble në përgjithësi.

Komuna e Kamenicës në përgjigjet e tyre kanë thënë se janë munduar që t’i mbështesin dhe shifra mesatare vjetore në 4 vjeçarin e fundit sillet rreth 5000 euro

Kandidati i VV-së merr kredi për të shkolluar vëllain

Kandidati për Kryetar të Kamenicës nga VV, Qëndron Kastrati, muaj më parë kishte dhënë banesën e cila i ka takuar familjes së tij si familje dëshmori për familjet në nevojë.

Mirëpo, sot në Jeta në Kosovë, vëllai i vogël i Qëndronit dha edhe informacione të tjera për veprat e mira të Qëndronit. Ai rrëfeu për sakrificat e Kastratit për t’i ndihmuar motrën dhe vëllezërit të shkollohen.

Me t’u bërë deputet, Qëndroni ka hyrë në kredi për t’ia mundësuar vëllait të tij të vogël shkollimin në një nga universitetet më të mira në botë. Edhe vëllai tjetër i tij vijon shkollimin në një universitet tjetër i cili është i rankuar ndër 5 më të mirët në botë.

Motra e Qëndronit studion magjistraturën në Vienë të Austrisë. Ndërsa vëllai i dytë ka bërë specializim në Amerikë. Në storjen e Jeta në Kosovë, Festoni shprehet falënderues për mbështetjen që i ka dhënë Qëndroni për t’u shkolluar e edukuar.

PERBALLJA E KATËRT E KANDIDATËVE PËR KRYETAR TË KAMENICËS

Arsimi, shëndetësia, mungesa e ujit të pijes, infrastruktura shkollore e rrugore, e dominuar debatin e katërt televiziv të kandidatëve për kryetar komune, që u mbajtë sonte në RTK.

Nuk munguar edhe akuzat për keqpërdorime e korrupsion në qeverisjet e kaluara. Kandidati i LDK-së Shaip Surdulli tha se qeverisje aktuale kanë nisur t’i ikin drejtorët pa mbaruar akoma mandate. “Drejtori i Arsimit e ka marrë ditarin. I ka nda orë vetës, pa procedura e pa konkurs”, tha Surdulli.

Kujtim Gashi nga PDK në një mënyrë është distancuar nga qeverisja katërvjecare e Begzad Sinanit. “Ata që janë arrestu nuk janë njerëzit e mi. Secili që keëpërdor e bartë përgjegjësinë personale. Unë garantojë që në mandatin tim, nuk do të ketë njerëz me akuza e afera”, u shpreh ai.

Faton Jakupi i AAK-së, akuzoi PDK-në dhe LDK-në, si partitë që e ka pasur postin e kryetarit të Komunës deri më tani, për rritje të numrit të punëtorëve, ulje të investimeve kapitale, politizim të arsimit e shëndetësisë. Qëndron Kastrati po mundohet që gjatë gjithë debateve të sjell modelin e qeverisjes së Prishtinës, duke përsëritur premtimin për kiflet e dollapet për nxënësit.

Kurse, Amir Canaj nga AKR akuzoi kreun e Komunës se nuk ka ndihmuar projektet e AKR-së për Kamenicën, përkundrazi ka krijuar barriera e vështirësi.

PRANGA INSPEKTORIT NE KAMENICE, MORI 500 EURO RYSHFET

Një zyrtar i lartë në Komunën e Kamenicës është arrestuar sot pasi është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe duke i marrë ryshfet. Ai i kishte marrë 500 euro ryshfet pronarit të kompanisë “City Taxi”, në mënyrë që t’ia lejojë vazhdimin e kontratës së qarkullimit.

Fillimisht pronari i kompanisë kishte kërkuar që t’i vazhdohet kontrata e qarkullimit, por personi zyrtari i kishte vënë një kusht të jashtëligjshëm. Ai i kishte kërkuar që fillimisht t’ia jepte 500 euro ryshfet dhe më pas të vazhdoi t’i jepte edhe më shumë ryshfet, shkruan Insajderi.com
Por, pronari i kompanisë kishte lajmëruar policinë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan kishin marrë një aksion ku zyrtari i lartë i kësaj komune do të zihej në flagrancë.
Prokurori për krime të rënda në Gjilan, Agron Uka ka konfirmuar për Insajderin se policia kishte përgatitur viktimën që t’ia plotësoi kërkesën zyrtarit komunal. Ndërsa menjëherë të kapej nga policia.
“Pronarit i ka kërkuar 500 euro nëse donë me vazhdu veprimtarinë tënde. Viktima ka shkuar në polici dhe njësiti antikrim dhe ai për krime ekonomike kanë kërkuar nga unë masa të fshehta të cilat janë lejuar”, ka thënë Uka.
Uka ka treguar se të hollat fotokopje prej 500 euro janë dhënë nga policia, të cilat pasi i ka marr zyrtari i lartë i kësaj komune, është arrestuar nga policia.
Dhe nga fondi i policisë janë dhënë ato të holla fotokopje ankuesit që zyrtarit me ja dhënë, mirëpo policia ka qëndruar me video kamerë dhe kanë qenë shumë të përgatitur profesionale ku edhe është kryer operacioni me sukses. Pasi që zyrtari i ka marrë të hollat, policia gjatë kontrollit në xhepin e majtë i kanë gjetur monedhat fotokopje dhe më pas është arrestuar”, ka thënë Uka.
Insajderi ka kontaktuar me pronarin e kompanisë “Taxi City”, i cili nuk ka preferuar të flasë. Ai ka thënë se të gjitha ato që janë thënë nga prokurori janë të vërteta. Ka thënë se nuk dëshiron të pengoi procesi me ndonjë deklaratë.

KUVENDI E PËRFUNDON MANDATIN ME DREKË

Zyrtarisht sot ka mbyllur punimet Kuvendi i Kamenicës për këtë mandat. Asambleistët kanë votuar për mbulimin e shpenzimeve për nxënësit e konviktit “Gjon Serreqi”. Kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dërmaku ftoi asambleistët për një drekë të përbashkët në takimin ‘lamtumirës’, por disa asambleiste e refuzuan. Kjo legjislaturë do të mbahet mend si ndër asambletë më të dobëta në Kamenicën e pasluftës, asamble që nuk e miratoi buxhetin dhe me shumë shkelje e vendime të kthyera nga ministritë përkatëse.

RRJETI SOCIAL FACEBOOK