20 April 2024
RSS Facebook Twitter Linkedin Digg Yahoo Delicious

Nëse SHBA-të sulmojnë, Koreja e Veriut nuk mbijeton më shumë se tre javë

“Koreja e Jugut është djalli dhe ne do ta mundim; SHBA-të janë djalli dhe ne do t’i mundim; Japonia është djalli dhe ne do ta mundim”, janë fjalët e përsëritura si një filozofi nga Ri Chun Hee, folësja e televizionit qendror të Koresë së Veriut dhe që dëgjohen shpesh nga veshët e koreanoveriorëve. Si robotë përthithen dhe përsëriten me një falsitet mahnitës. Këto të ashtuquajtura të vërteta absolute, të cituara nga Chun Hee me zë marshi, e veshur me një kostum me ngjyra piktoreske, me yllin komunist dhe me një krehje tipike për fytyrën e saj simetrike, është i vetmi burim nga e cila marrin ata informacion.

Për diktaturën e Kim Jong-unitm, interneti është një mëkat i perëndimit. Chun Hee s’do të mundet të shqiptojë të vërtetën e regjimit të Koresë së Veriut, vendit më të izoluar të Tokës dhe aq më pak nëse do të fillonte një luftë e përshkallëzuar.

Ky vend ka një popullsi prej 25 milionë banorësh, por vetëm 5,000 prej tyre gëzojnë kënaqësitë e një elite qeverisëse mes të cilëve burokratë dhe gjeneralë. Kjo kastë partiake, ushtarake dhe ekonomike, e di mjaft mirë se popullsia nuk do t’i mbijetojë një lufte konvencionale dhe aq më pak një konflikti bërthamor. Pjesa tjetër e qytetarëve, të shpërndarë mes kryeqytetit Phenian dhe fshatrave, vuan pasojat e një regjimi diktatorial mbytës për shkak të një obsesioni të udhëheqësit, atë të zhvillimit raketor me kapacitete bërthamore. Shembujt e pasojave janë të qarta dhe dramatike.

Zhvillimi bërthamor në vend ka bërë që fëmijët koreanoveriorë të vuajnë nga çrregullime dhe kequshqyerje. Përafërsisht, një fëmijë pesëvjeçar është në gjatësi nëntë centimetra më i shkurtër se i njëjti moshatar në jug.

Zhvillimi fizik dhe mendor lidhet direkt me vështirësitë e ushqyerjes dhe me pamundësinë e qasjes për një varietet të gjerë të përbërësve, krahasuar me popullsinë më pak të zhvilluar të paralelit 38. Përpos këtyre deficiteve ushqimore, fëmijët do të jenë viktimat e parë të konfliktit të armatosur.

Fëmijët, nga 0-14 vjeç, zënë 20 për qind të popullsisë koreanoveriore, pra janë më shumë se 5,000,000 fëmijë që nuk do të kenë mundësi të strehohen në bunker apo vendstrehime dhe do të jenë shënjestrat e para.

Bunkerët janë të rezervuar për të privilegjuarit që ua mbushin mendjen njerëzve se mund të fitojnë kundër djajve, në një luftë bërthamore. Nëse do të vendoset një përshkallëzim luftarak dhe të konkretizohetm Pheniani do të kthehej në hi. Këtë herë do të duhej vetëm 15 minuta shkatërrim, sipas llogaritjeve nga specialistët ushtarakë, jo si herën e fundit. Nuk është përgjegjësi e vetme e diktatorit ajo çka ndodh aty, por edhe e mijëra koreanoveriorëve të shpërndarë në planet që nuk e ngrenë zërin kundër një regjimi të vjetruar që beson se do të dalë fitimtar në luftën kundër SHBA-së. Këta janë ambasadorët e mashtrimit.

Ashtu si gjermanët u mashtruan gjatë dy luftërave botërore, argjentinasit gjatë konfliktit të armatosur për ishujt e Atlantikut të Jugut, kamboxhianët gjatë regjimit të kmerëve të kuq dhe kubanët akoma edhe sot, është detyrë e këtyre koreanoveriorëve në ekzil t’u thonë të vërtetën vëllezërve të tyre.

Nëse SHBA-të do të sulmojë, Koreja e Veriut nuk do të mbijetojë. Koha e shkurtër e shkatërrimit vjen edhe nga diferencat në teknologji dhe ato ushtarake, rezervat me municione, ushqime dhe lëndë plasëse do të zgjasin vetëm tre javë nëse do të fillonte lufta. Këto llogari janë bërë për BBC nga akademiku Bruce Bechtol i Pentagonit dhe profesori i Universitetit të Teksasit, Angelo State. Nëse konflikti do të zgjastem viktimat mund të numërohen në milionë, produkt i një urie të pashmangshme. Kjo do të ndodhë nëse ajo kastë prej 5000 njerëzish do të vazhdojë të urdhërojë Ri Chun Hee-në t’ua komunikojë atë të vërtetë të triunfit kundër djallit. 

Afganistan, të paktën 40 viktima nga sulmet ndaj xhamive

Të paktën 40 persona u vranë në dy sulme ndaj xhamive shiite në Afganistan. 30 prej tyre u vranë në xhaminë “Imami Zaman” në kryeqytetin Kabul, pasi një kamikaz hapi zjarr më armë automatike ndaj besimtarëve dhe më pas hodhi veten në erë.

Sulmi i dytë u krye ndaj një tjetër xhamie shiite në provicën Gor, ku u vranë të paktën 10 persona, mes të cilëve një komandat i milicive proqeveritare. Autoritetet afgane thanë se të plagosurit e dy sulmeve janë me dhjetëra, e se numri i viktimave mund të rritet.

Asnjë grup nuk ka marrë përsipër deri tani përgjegjësinë për sulmet, por organizata terroriste Shteti Islamik ka shënjestruar në të shkuarën xhamitë shiite në Afganistan. Zyrtarë lokalë thanë se hetuesit po punojnë në vendngjarjen e sulmit kamikaz në Kabul, për të përcaktuar natyrën e shpërthimit, por sipas ekspertëve, edhe ky sulm do të jetë i radhës në një varg të gjatë aktesh terroriste pa përgjegjës.

Sulmet e së premtes bëhen vetëm pak ditë, pasi policia afgane arrestoi një person që do të kryente një sulm kamikaz në kryeqytet dhe e shiti atë si një arritje të madhe. Autoritetet në Kabul janë përpjekur që të rrisin sigurinë në kryeqytet, pas sulmeve të njëpasnjëshme terroriste, por me përjashtim të “zonës së gjelbër” ku gjenden ndërtesat qeveritare dhe përfaqësitë e huaja diplomatike, pjesa tjetër e Kabulit është thuajse e pambrojtur.

Habit deputeti shqiptar: Këto “prova sekrete” na treguan prokurorët për Saimir Tahirin

Deputeti i PS-së, Ulsi Manja, deklaroi se prokurorët nuk kishin asnjë provë më shumë se një material, pjesë e 416 faqeve të bëra publike që u publikuan në media.

Sipas Manjës, ky material supozohej të ishte një nga provat sekrete për të cilat prokurorët kërkuan largimin e mediave, pasi përbënin sekret hetimor.

Ai shton se disa materiale i dispononte edhe deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, shkruajnë mediat shqiptare.

“Pasi mbaroi seanca publike kujtova se në seancën me dyer të mbyllura do na vënë në dispozicion prova. Jam befasuar kur prova që ata kishin ishte një material nga ato 416 faqet e bëra publike në media dhe portale që çuditërisht me firmë e kishte Gent Strazimiri, pra një pjesë të këtij materiali e dispononte deputeti i PD” – deklaroi Ulsi Manja në “News 24”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ishte njëri prej atyre që qëndroi brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, ku kërkohet heqja e imunitetit të ish-ministrit Saimir Tahiri.

RADIO 24 LIVE

RRJETI SOCIAL FACEBOOK