19 April 2024
RSS Facebook Twitter Linkedin Digg Yahoo Delicious

Kur mendoni që nuk ka ilaç – aty është dhoma hiperbarike në Tesla Medical

Tesla Medical, institucion mjekësor në Berane, posedon gjeneratën më të re të Mjekësisë hiperbarike në Mal të Zi; dhoma është e re, e klimatizuar komfore.

Në rend të parë, u rekomandohet diabetikëve, personave me dëgjim të dobët, ndihmon te steriliteti, në mbrojtjen e zemrës dhe tërë organizmit, gjithashtu u rekomandohet sportistëve për të përmirësuar rezultatin e tyre në terren po ashtu edhe njerëzve plotësisht të shëndetshëm për të ruajtur shëndetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Mjekësia hiperbarike bazohet në një ilaç: në oksigjenin e pastër i cili thithet nën presion më të lartë se ai atmosferik, në aparate speciale – në dhoma hiperbarike.

Shkaktari ose pasoja e numrit më të madh të sëmundjeve është zvogëlimi apo ndërprerja e transportit të oksigjenit deri te qelizat si shfrytëzues i fundit dhe vuajtja e pasuar e qelizave, indeve, organeve dhe organizmit në tërësi (hipoksia ose anoksia).

Aplikimi me kohë i oksigjenit nën presion (HBO) pengon dëmtimin e qelizave dhe organizmit në tërësi të shkaktuar nga mungesa e oksigjenit dhe çon deri në shërimin, rigjenerimin dhe këndelljen e plotë të organizmit nëse dëmtimi tashmë ka ndodhur.

Sistemet organike të frymëmarrjes, zemra, mushkëritë dhe qarkullimi i gjakut kanë funksion themelor që organizmit t’i dërgojnë oksigjen. Zemra e njeriut të shëndetshëm brenda një dite pompon pothuajse 8.000 litra gjak, ndërkaq organizmi shpenzon 368 litra oksigjen. Shpenzuesit e mëdhenj të oksigjenit janë indet trurore, indet muskulore, organet e tretjes etj.

Si dallohet ky oksigjen nga ai të cilin për çdo ditë e thithim?

Nëpërmjet çdo frymëmarrjeje me rastin e shtypjes normale atmosferike, organizmi ynë merr vetëm rreth 20 për qind të oksigjenit. Nga kjo, njëzet për qind truri e merr për nevoja të veta, ndërkaq pjesa tjetër shkon në mushkëri, gjak, hemoglobinë dhe nëpërmjet gjakut ushqen trupin. Në dhomën hiperbarike oksigjeni ndërron cilësitë e veta biologjike, me ç’rast madje 20 herë më shpejt zbërthehet në organizëm se sa në gjendjet e presonit normal atmosferik.

Si ky oksigjen gjen rrugën deri te qelizat dhe indet?

Në dhomë, me rastin e thithjes së oksigjenit të qindpërqindët, më parë vjen deri te ngopja e hemoglobinës, përkatësisht ngopja e rruazave të kuqe të gjakut. Pjesa tjetër e oksigjenit, për shkak të presionit të shtuar parcial, e zbërthyer, me difuzion nëpërmjet membranave të qelizave njom indet dhe qelizat, duke mos përdorur enët e gjakut (arteriet dhe venat). Kjo është me rëndësi te ato sëmundje ku enët e gjakut janë pjesërisht apo tërësisht të mbyllura (për shkak të trombozës, embolisë apo dëmtimeve traumatike). Kështu oksigjeni arrin edhe në pjesët e trupit, të cilat, me rastin e presionit normal atmosferik, kanë mbetur pa dozën e nevojshme të oksigjenit, pasi që ai nëpërmjet gjakut nuk ka mundur që të transportohet.

Si ndikon konkretisht në organet e sëmura dhe në inde?

Për shkak të presionit të shtuar vjen deri te efekti mekanik në ënjtje dhe edeme, andaj ato zvogëlohen, apo zvogëlimi tyre shpejtohet, gjë që është posaçërisht e aplikueshme te lëndimet sportive. Nga ana tjetër, oksigjeni ka ndikim kundërinflamator, baktericid, kalon nëpër barrierën hematocefalike, domethënë shkon në inde trurore. Veç kësaj, përshpejton sintezën e kolagjenit dhe rigjeneron lëkurën, ndërkaq te thyerjet e kockave përshpejton krijimin e callusit (vendin e thyerjes së kockës), ngre sistemin imunitar…

A do të duhej para terapisë me oksigjen të pastër të verifikohet gjendja shëndetësore?

Është i obligueshëm kontrolli ORL, në mënyrë që të zbulohen pengesat eventuale në hundë, veshë, sinuse dhe fyt, për barazim të presionit. Është i nevojshëm edhe konstatimi pulmologjik, sepse pneumotoraksi spontan, si edhe format e rënda të astmës bronkiale dhe bronkitit obstruktiv, janë kundërindikativ për dhomën hiperbarike.

Sa zgjat terapia në dhomë?

Kohëzgjatjen e terapisë, numrin e seancave dhe presionin mjekët e Qendrës së mjekësisë hiperbarike e përcaktojnë individualisht. Procedura në dhomë përbëhet nga faza e uljes, përkatësisht kompresionit, pastaj nga faza thellësisë së arritur, në të cilën thithet 100 për qind oksigjen dhe fazës së ngjitjes përkatësisht dekompresionit. Në gjysmën e tretmanit bëhet pauzë. Atëherë hiqen maskat dhe thithet ajri. Kjo bëhet në mënyrë që të neutralizohet krijimi i radikaleve të lira të oksigjenit, të cilat janë të dëmshme për organizmin…

Në cilat raste trajtimi me oksigjen është i vetëm, dhe në cilat terapi plotësuese?

Te gjendjet urgjente, siç janë helmimet me monoksid karboni, gangrena e gazit apo sëmundjet dekompresi0ne, tretmani HBO është ilaçi i zgjedhur. Sa për krahasim, nëse dikush në zjarr helmohet me monoksid karboni, nevojiten disa orë që doza e thithjes së monoksidit të karbonit të reduktohet në gjysmë, ndërkaq në kushtet hiperbarike për këtë nevojiten rreth 40 minuta. Për shumë sëmundje të tjera terapia me oksigjen të pastër fillon pas shërimit me medikamente apo intervenimeve kirurgjike.

Në shërimin e cilave sëmundje dhoma hiperbarike është treguar më efikase?

Në rend të parë, u rekomandohet diabetikëve, personave me dëgjim të dobët, ndihmon te steriliteti, në mbrojtjen e zemrës dhe tërë organizmit, gjithashtu u rekomandohet sportistëve për të përmirësuar rezultatin e tyre në terren po ashtu edhe njerëzve plotësisht të shëndetshëm për të ruajtur shëndetin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Parandalimi i Gripit me Nasaleze Cold

Parandalimi i gripit është më i mirë  se trajtimi i tyre dhe Nasaleze Cold është zgjedhja e përkryer për këtë.

Nasaleze Cold e ndihmon organizmin për të krijuar barrierë ndaj baktereve, që në mënyrë më efikase ju mbron nga ftohja. Bakteret a ajrit janë mënyra më e shpeshtë për të fituar ftohje dhe viruse, veçanërisht në vendet me shumë njerëz siç janë autobusët, trenat, aeroplanët dhe metrotë. Duke e përdorur Nasaleze Cold para ekspozimit në mjedise me shumë njerëz, do të vështirësohet ngjitja e baktereve dhe e ftohjes.

Nasaleze Cold i cili është plotësisht natyral e ndihmon hundën për të filtruar bakteret dhe pluhurin duke parandaluar kështu viruset dhe infeksionet e ajrit në sulmimin e organizmit. Mund të thuhet që është shtesë e imunitetit të organizmit që ndihmon në mbrojtjen kundër ftohjes dhe gripit .

Mekanizmi i veprimit

Nasaleze fillon së vepruari atëherë kur pluhuri i celulozës bie në kontakt me lagështinë që gjithnjë është e pranishme në traktin nazal duke krijuar një barrierë mbrojtëse në formë të xhelit. Xheli i zënë kurthe bakteret dhe viruset e ajrit, hudhra i çaktivizon ato.

Nasaleze Cold është shumë i lehtë për t’u përdorur. Një shtrydhje nga shisha spërkatëse e lehtë për përdorim në secilën zgavër të hundës do të shpërndajë shpejtë pluhurin e imët nëpër kanalet nazale të sipërme dhe sinuset duke vazhduar të jetë efikas për disa orë. Për mbrojtje më të fuqishme, përdoreni Nasaleze Cold deri tri apo katër herë në ditë.

Nasaleze Cold nuk përmban ndonjë bar, nuk ka efekte anësore dhe nuk shkakton përgjumje. I regjistruar si pajisje mjekësore e klasit të parë pranë MHRA (Medicines Healthcare Regulatory Agency) do të thotë se është 100% i sigurt për tërë familjen, përfshirë edhe fëmijët mbi moshën shtatë vjeçare dhe gratë shtatzëna.

Çokollata jua rritë disponimin, e përmirëson shëndetin e zemrës dhe sjell shumë përfitime tjera shëndetësore

Studimet shkencore tregojnë se çokollata, përveç që ka shije të mirë, është gjithashtu tejet e shëndetshme.

Është e rëndësishme të konsumoni çokollatë të zezë me përmbajtje të lartë të kakaos sepse ofron më shumë përfitime shëndetësore sesa çokollata e qumështit, transmeton Telegrafi.

Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore të cilat i fitoni duke ngrënë çokollatë:

Çokollata e rritë disponimin

Shija dhe aroma e çokollatës stimulojnë zona të trurit të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Çokollata përmban triptofan, i cili është amino acid esencial për stimulimin e prodhimin të serotoninës. Ekspertët thonë se ndjenjat e tilla janë të njëjta me ato të cilat i përjetojmë kur biem në dashuri.

Ndihmon në shëndetin e zemrës

Konsumimi i çokollatës e zvogëlon shtypjen e gjakut, e hollon gjakun dhe ka efekte antipezmatuese. Ekspertët thonë se këto efekte janë falë përmbajtjes së lartë të flavanoideve.

Çokollata i mbron arteriet

Flavanoidet në çokollatë ndihmojnë edhe në parandalimin e kolesterinës së keqe dhe rrjedhimisht ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të artereve.

Përveç këtyre, çokollata ka përfitime të mahnitshme edhe në shëndetin e trurit dhe në qetësimin e kollit.

RADIO 24 LIVE

RRJETI SOCIAL FACEBOOK