Get Adobe Flash player

Gjysmëvjetori i parë i këtij viti ishte më i suksesshëm

img_4344Kamenicë-(RADIO24)-Në komunën e Kamenicës, suksesi i nxënësve në gjysmëvjetorin  e parë në shkollat fillore dhe të mesme nuk ka shënuar ndonjë  ndryshim  të madh  krahasuar me gjysëmvjetorin e parë të vitit të  kaluar shkollor, ka thënë drejtoresha e Arsimit Fahrije Kryeziu.

 

Duke e krahasuar suksesin e gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2010/2011  me  gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2011/2012, në këtë vit është shënuar  një ngritje e suksesit të nxënësve nga klasa e dhjetë deri në atë të  trembëdhjetë(X-XIII) për 0, 57%. Ndërsa nga  klasa  parë gjerë në klasën e  pestë (I-V) dhe  prej klasës së gjashtë deri  në klasën e nëntë (VI-IX) suksesi i nxënësve është përafërsisht  i  njejtë  ka thënë Kryeziu. Ajo tha se sa i përket mungesave të nxënësve në  shkollat fillore dhe të mesme të ulëta ka rënie të numrit të  tyre, ndërsa në shkollat e mesme të larta është përafërsisht i njejtë. Në komunën tonë si shembull i bashkëjetesës  së mirë ,vlen të përmenden dy shkollat “ Fan Noli “ dhe “Desanka Maksimoviq” ku dy komunitet e shfrytëzojnë  bashkërisht ngrohjen qendrore dhe oborrin e shkollës  pa kurrfarë problemi./Radio24/

We have 1 guest online

Na ndiqni në:

Facebook MySpace Twitter Stumbleupon RSS Feed 
Moti

No title