Articles

LDK në Kamenicë: Sinani çdo ditë po e shkel ligjin

ldk kamenic  12345Kamenicë - (RADIO24) - Dega e LDK-së në nj reagim të saj ka akuzuar Begzad Sinanin se po e shkel ligjin, po u bënë presion zyrtareve të LDK-së, po bënë punësime partiake dhe pa procedura ligjore.
 
Në një reagim të LDK-së dega në Kamenicë rreth zhvillimeve të fundit thuhet se edhe pse për 4 vite Begzad Sinani në emër të subjektit të PDK-së trumbetoi rrejshëm se qeveria e Surdullit e ka mbushur administratën komunale me punëtorë tepër, e akuza tjera se ka shumë drejtori dhe se disa janë të pa nevojshme etj, tani me ardhjen e tij jo që nuk vërehen ndryshime pozitive, por përkundrazi bëhen shkelje një pas një.
 
Në reagim thuhet se Sinani nuk mbajti premtime për zvogëlimin e numrit të drejtorive. Çdo ditë sjellë punëtor të rinj, sikur në bahçe të babës dhe atë militant të PDK-së, duke mos respektuar asnjë procedurë të rekrutimit nga ligji për shërbimin civil.
 
Kryetari Sinani me të hyrë në objektin e administratës dha urdhër të largohen të gjithë shërbyesit civil nga objekti, athu çka u frikua nga ata punëtorë që janë shërbyes civil, të cilët e pritnin me ankthe e akoma vazhdojnë me ankthe se çka do të ndodhë me fatin e tyre,
 
Të parin e shërbimit civil d.m.th. udhëheqësin e personelit Sami Morinës i tha “a donë me qejf me lëshu vendin me shku diku tjetër apo me shkua në shtëpi” e i gjori u mendua dhe zgjodhi të parën, në drejtorinë e shërbimeve publike.
 
Tjetri në radhë ishte shefi i Qendrës së Shërbimit të Qytetarëve zoti Agim Basha, që nga dy mundësi me shkua në shtëpi apo me pranua transfer dikund tjetër, zgjodhi transferin në qendrën sociale dhe në vend të tij e bjen pa dëshirën e tij Fisnnik Kastratin nga pozita e përgjegjësit në drejtorinë e shërbimeve publike.
 
Përfaqësuesin ligjor të komunës zotin Fadil Hoda që nga ditët e para e transferoi në drejtorinë e shëndetësisë dhe çështjeve sociale duke i duplikuar dy pozita të juristëve. Këtë veprim ndaj Fadil Hodës e bëri sepse e kishte parë sipas detyrës zyrtare në gjykim të Eulexit në Gjilan, i cili gjykim ishte bërë për shkak të shumë keqpërdorimeve që i njëjti kryetar i kishte bërë gjatë dy viteve të udhëheqjes së komunës 2008-2009.
 
Shërbyesit civil nuk kanë asnjë faj për ndryshimet politike, ata duhet të kryejnë punën e tyre për çka janë të thirrur dhe në rast që nuk i kryejnë detyrat e tyre atëherë duhet të ndërmerren masa konform ligjit.
 
Përveç tranfereve për qëllime politike sipas LDK-së , filluan ardhjet e militanteve të PDK-së, si shoferi , pa asnjë procedurë ligjore, shefe të protokollit pa asnjë procedurë ligjore e merr zonjushën Valdete Sopi, duke e lënë kjo pozitën e delegates në Kuvend Komunal nga subjekti politik PDK.
 
Në zyrën për informim pa procedurë ligjore e merr një punëtore, edhe pse në atë zyre janë tre zyrtarë për informim, i cili merr guximin për t’ia zënë vendin e karriges dhe kompjuterin zyrtares me kontratë të përhershme zonjushës Sabile Kastrati.
 
Ndrrohet zyrtarja e vërtetimeve të tatimit në pronë zonja Edona Fazliu-Kastrati dhe pa asnjë procedurë e bien aty militantin e PDK-së , Ramadan Rexhepaj, nga pastruesi i rrugëve në qytet.
 
”Fortuna” vazhdon në shëndetësi, ku në vend të drejtorit të QKMF-së , Ismet Morina, cakton u.d. drejtor Rabit Dermakun, me shkas se i ka skaduar kontrata ish drejtorit Ismet Morina, me që rast e anashkalon z.v. drejtorin Asllan Dermakun.
 
Kurse zonja Nafije Ajvazit, kryeinfermiere, që nuk është post politik dhe që ka kontratë të përhershme i qojnë selame çdo ditë se frikë do të largohesh nga kjo pozitë. A nuk është kërcenim, ankth dhe presion psikik për këtë punëtore?!
 
Sinani sipas LDK-së deri më tani ka bërë emërimin e tre drejtorëve të PDK-së dhe katër drejtorëve të AKR-së, që të gjithë pa asnjë përvojë në menaxhim, sa që edhe një auto larës e emëron drejtor për Emergjencë dhe mbrojtje e shpëtim, kurse pozitat për katër drejtori janë me ushtrues të detyrave, që ka kaluar afati ligjor prej një muaji.
 
Kryetari vazhdon të bëjë edhe një shkelje ligjore, sepse Lulzim Leci, ish zv. kryetar i komunës vazhdon të përdor automjetin zyrtar të tipit Hyndai i 20 duke e mbajtur në shtëpi (Prishtinë) dhe duke e përdorur për nevoja personale- familjare, edhe pse më 19 dhjetor 2013, zotit Leci i ka skaduar mandati. Zotit Lulzim Leci nuk iu është ndërprerë paga as për muajin janar 2014 nga buxheti i Kosovës.
 
Me siguri se ka edhe më shumë shkelje ligjore dhe keqpërdorime tjera të cilat Kryetari Sinani ka filluar t`i bënë nga 19 dhjetori 2013, për qëllime politike, ku përveç opinionit publik, do të njoftohen edhe organet e policisë dhe prokurorisë së shtetit./radio24/
 

DËGJONE RADIO 24 LIVE